Mjeku shqiptar e vaksinon personin e parë në Berlin kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetarja 101-vjeçare Gertrud Haase është bërë e parja në Berlin që ka marrë vaksinën anti-Covid të Pfizer/BioNtech.

Në shumicën e Gjermanisë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19.

Haase është vaksinuar në shtëpinë e kujdesit “Agaplesion Bethanien Sophienhaus” nga mjeku shqiptar Fatmir Dalladaku, ndërsa vaksinimi u bë në prani të senatorit të Shëndetësisë, Dilek Kalayci, shkruan “Berlin.de”.

“Nuk po ndjej gjë, edhe marrja e vaksinës shkoi mjaft mirë. Nuk ndjeva asgjë. Është përparësi e madhe për ne këtu që do të vaksinohemi”, ka deklaruar Haase.

Sipas autoriteve shëndetësore të Berlinit, fillimisht do të jepen 9750 vaksina anti-Covid në këtë vend.

“Dr. Fatmir Dalladaku, mjeku me origjinë nga Kosova dha sot vakcinën e parë kundër COVID 19 në Berlin. Krenar me Dr. Dalladakun!”- ka shkruar Ambasada e Kosovës në Gjermani. 

Share This Article