Mjekut i gjenden 8 milionë euro të fshehura në garderobë, nuk mund t’i justifikonte!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një mjeku në Napoli të Italisë i është gjetur një shumë rekord prej 8 milionë eurosh, e fshehur në një kasafortë pas një garderobe.

Agjentët e Guardia di Finanza i gjetën paratë cash brenda shtëpisë së mjekut rezident në Santa Maria la Carità, i cili operonte në sektorin e sigurimeve shoqërore.

Pavarësisht profesionit, mjeku nuk ishte në gjendje të justifikonte origjinën e parave, që ishin të ndara kryesisht në pako prej 20, 50, 100 dhe 200 euro, dhe të mbështjella me zarfe me shkrime dhe shënime të ndryshme.

Agjentët kanë sekuestruar paratë që janë në disproporcion me të ardhurat e deklaruara nga mjeku dhe anormale si në sasi ashtu edhe në mënyrën e ruajtjes.

Share This Article