Një nga kampionët më të mëdhenj të të gjitha kohërave për artet marciale në Brazil, Leandro Lo u qëllua me plumb në kokë në një klub nate në Sao Paulo.
Leandro Lo Pereiro ishte në një klub në lagjen Saude kur dyshohet se u qëllua nga një oficer policie, i cili tani është në arrati. Ai u dërgua në spital, ku pas disa orësh mjekët thanë se truri i tij kishte vdekur dhe nuk ka kthim pas.
Ai ishte një nga sportistët më të suksesshëm të disiplinës Jiu Jitsu, pasi kishte fituar tetë herë Kampionatin Botëror.
Sipas të dhënave paraprake, Leandros iu afrua një oficer policie jashtë detyre ndërsa ishte me miqtë në Clube Sirio. Dëshmitarët thanë se oficeri i policisë filloi të bënte gjeste kërcënuese me një shishe qelqi në tavolinë. Më pas Lo e ndaloi dhe i tha të largohej. Oficeri i policisë nxori një armë dhe e qëlloi Lo në ballë.
Një hetim për vrasje tashmë është hapur dhe policia është në kërkim të të dyshuarit.