Edhe në pushime luksoze, si ato që modelet shqiptare i frekuentojnë shpesh, momentet e panikut mund të ndodhin. Këtë herë protagoniste është Oriola Marashi, e cila gjatë qëndrimit në Dubai përjetoi disa minuta ankthi pasi humbi një nga aksesorët më të shtrenjtë që zotëron.
Ngjarja ndodhi gjatë një darke në restorantin ekskluziv ne Dubai, ku modelja kuptoi se i mungonte unaza e saj Bvlgari, pjesë e koleksionit të njohur “Serpenti”. Një detaj i vogël… por me një çmim aspak të vogël: deri në mbi 30 mijë euro.
Sipas rrëfimit të ndarë në rrjetet sociale, Oriola e kishte hequr unazën për të larë duart dhe, siç ndodh ndonjëherë edhe me gjërat më luksoze, e kishte harruar aty. Vetëm pasi u largua nga restoranti, kuptoi se “diçka nuk shkonte” në gisht.
Pas disa minutave ankthi dhe një telefonate urgjente, historia mori një kthesë pozitive. Stafi i restorantit tregoi korrektësi, duke e gjetur unazën dhe duke ia kthyer modeles, e cila nuk e fshehu lehtësimin.

