Modric: E dinim që do të vazhdonim të fitonim edhe pa Ronaldon

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se Los Blancos e dinin se ata nuk do të mbetnin gjatë pa trofe dhe se do të vazhdonin të fitonin edhe pa Cristiano Ronaldon në skuadër.

Real Madridi u shpall kampion i Spanjës për herë të 34-t në histori, pas fitores me rezultat 2:1 kundër Villarrealit në Santiago Bernabeu javën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Djemtë e Zinedine Zidane e fituan trofeun e ligës për herë të parë pas vitit 2017 dhe e përfunduan sezonin në krye të tabelës me pesë pikë më shumë sesa rivalja Barcelona.

Real Madridi i kishte fituar tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëveve dhe një të La Ligës gjatë periudhës së parë të Zidane si trajner i klubit, si dhe me golashënuesin më të mirë në histori të klubit, Cristiano Ronaldon, në sulm.

Los Blancos e përjetoi një sezon të vështirë pasi Zidane dhe Ronaldo u larguan në vitin 2018. Zidane thjesht mori pushim nga pozita e trajnerit, ndërsa portugezi u transferua në Juventus.

Por, francezi u kthye në mars të vitit 2019 në postin e trajnerit dhe Real Madridi filloi ta gjejë sërish formën e mirë. Modric tani insiston se ai nuk dyshoi asnjëherë që titujt nuk do të ktheheshin në Santiago Bernabeu sërish.

“Nuk është e nevojshme ta diskutojmë sa i rëndësishëm ishte Cristiano Ronaldo për Real Madridin. Por, unë duhet të them që ne nuk u tronditëm nga fakti që ai nuk ishte më me ne, në aspektin e ambicieve tona”, ka thënë Modric.

“Ne ishim të bindur se do të vazhdonim të fitonim edhe pa të”. 

Share This Article