Modriç: Ishte një finale për ne dhe e fituam

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luka Modriç ka thënë se Real Madrid e ka merituar fitoren kundër Interit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Real Madridi fitoi 2-0 në Giuseppe Meazza mbrëmjen e kaluar, ndeshje të cilën Interi e luajti me 10 lojtarë nga minuta e 57-të pasi Arturo Vidal u përjashtua me të kuq.

Modriç është i lumtur me tri pikët që mori Reali, që tani është ngjitur në pozitën e dytë në Grupin B, prapa Borussia Monchengladbach.

“Thash se do të jetë si një finale për ne dhe luajtëm një ndeshje të mirë”, tha Luka për UEFA.com.

“Ne bëmë atë që na u kërkua: luajtëm si ekip për njëri tjetrin”.

“Merituam të fitojmë. Në mungesë të lojtarëve kyç, duhej të luanim si ekip dhe të kemi diçka shtesë individualisht”.

“Kemi treguar shpirt ekipor dhe karakter gjë që gjithmonë e bëjmë në këtë garë. Jemi të lumtur me paraqitjen tonë”.

Share This Article