Modriqi i lumtur që do ta udhëheqë Kroacinë në Botëror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me fitore 1:0 ndaj Rusisë, Kroacia ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Katari 2022”. Për kapitenin e Kroacisë, Luka Modriq, do të jetë ngjarja e gjashtë e madhe rresht ku paraqitet me përfaqësuese.

“Ishte ndeshje e vështirë. Prej fillimit kemi imponuar ritmin tonë, kemi luajtur ndeshje fenomenale. Në fund shënuam gol me fat, por atë e kemi merituar për mënyrën se si kemi luajtur”, ka thënë Modriq.

36-vjeçari ka konfirmuar që planifikon të jetë në Botërorin që mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

“Të gjithë sot ishim shumë të durueshëm dhe kemi besuar deri në momentin e fundit. Shkojmë në Botërorin në Katar dhe jemi të lumtur. Jemi të lumtur që jemi atje dhe tani kemi një vit për ta shijuar dhe të përgatitemi që të jemi të vërtetit në ngjarjen më të madhe. Nuk e di çka duhet të ndodhë që mos ta drejtojë Kroacinë në Katar”, ka theksuar Modriq, ylli më i madh i futbollit kroat.

Share This Article