Mogherini: BE-ja e ka prioritet Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian do të dërgojë Misionin për Observimin e Zgjedhjeve (EOM) në Kosovë për të mbikëqyrur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parapara për datën 6 tetor. BE-ja ka histori të gjatë në mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore në Kosovë dhe e ka dërguar EOM-in në katër palë zgjedhjet e kaluara, e të cilat reflektojnë angazhimin dhe partneritetin me Kosovën.

“Kosova mbetet prioritet politik për Bashkimin Evropian dhe dërgimi i EOM-it për zgjedhjet parlamentare që po vijnë konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për proceset demokratike të Kosovës”, ka thënë Federica Mogherini, përfaqësuesja e Lartë për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE.

“Këto zgjedhje vijnë në rrethana të rëndësishme për Kosovën, në kohën kur duhet të bëjë progres decisiv në rrugën evropiane, mbi reformat dhe mbi normalizimin e relacioneve me Serbinë”.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë vijnë pas dorëheqjes më 19 korrik të kryeministrit Ramush Haradinaj, që kishte dhënë dorëheqje për t’u përballur me tribunalin special në Hagë.

Share This Article