Mogherini: Gabim i madh nëse nuk hapen në tetor negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gabim të madh e konsideron Federica Mogherini, përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme, nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen në tetor negociatat për anëtarësim.

“Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh”, ka thënë Mogherini për REL.

Mogherini ka theksuar se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet Procesit të Berlinit, nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.

“Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë”.

Këshilli Evropian do të mblidhet sërish në tetor, kur do të diskutojë edhe për negociatat me dy shtetet ballkanike, pas vendimit të Komisionit Evropian për çeljen e tyre. Franca dhe Holanda vijojnë të jenë dy shtetet që mbajnë të bllokuar procesin.

Share This Article