Mohgerini: Përpjekje për të frenuar lirinë e shtypit në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini thotë se ekziston një përpjekje për rritjen e presionit ndaj gazetarëve, ndërsa thotë se BE është e vendosur për të mbrojtur lirinë e mediave në mbarë botën.

“Po shohim gjithmonë e më shumë përpjekje për të frenuar hapësirën për medien e lirë e për të zvogëluar në mënyrë sistematike besueshmërinë e shtypit. Shumë gazetarë kanë humbur jetën ose kanë rrezikuar atë, për të paraqitur  të vërtetën”, thuhet në deklaratën e Mogherinit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shtypit.

Ajo ka theksuar se  “Demokracia e shëndetshme mbështetet në një debat publik të hapur, të lirë e të ndershëm dhe është detyra jonë ta mbrojmë këtë hapësirë”. 

Share This Article