Moldavi-Shqipëri, Veliaj fton qytetarët në “Tirana Fan Zone”: Të mbështesim shqiponjat kuq e zi, për ëndrrën e përbashkët Europiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria përballet nesër me Moldavinë, ku do të mjaftojë vetëm një pikë që na kualifikon për në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Berlin.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ftoi qytetarët të mbushin sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur në orën 18:00 kombëtaren e futbollit. “Një hap larg EURO2024!

Të gjithë bashkë nesër në Sheshin Skënderbej, ora 18:00, të mbështesim shqiponjat kuq e zi, për ëndrrën e përbashkët Europiane!

Forca çuna! Krenohemi me ju”, deklaron Veliaj.

Share This Article