ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 14 minutes ago
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës 18 minutes ago
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh 22 minutes ago
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa? 23 minutes ago
ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç 29 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Moldavia dhe Rumania përballen me shkelje serioze të hapësirës së tyre ajrore, dronët rusë fluturojnë lirshëm

albnews by albnews
1 December, 2025
in Bota
0
Moldavia dhe Rumania përballen me shkelje serioze të hapësirës së tyre ajrore, dronët rusë fluturojnë lirshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Moldavia dhe Rumania përballen me shkelje serioze të hapësirës së tyre ajrore, e cila është plot me dronë rusë. Moldavia është pothuajse plotësisht e pambrojtur ushtarakisht, kurse udhëheqja rumune e minimizon problemin.

RelatedPosts

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

‘The Guardian’: Evropa po humbet me shpejtësi ujin e ëmbël

Banorët e një fshati rumun ishin të shokuar. Të martën e 25 dhjetorit 2025 në mëngjes një dronrus u rrëzua në një fermë në fshatin Puiesti, 50 kilometra larg kufirit rumun me Moldavinë. Pronari i frikësuar i fermës u tha mediave lokale se ishte me familjen e tij në shtëpi kur dëgjoi një shpërthim shumë të fortë. Droni goditi një pemë. Shumë fshatarë më vonë i thanë mediave rumune se ishin po aq të tmerruar – disa thanë se kishin frikë nga lufta dhe po “paketonin çantat dhe po largoheshin”.

Pothuajse në të njëjtën kohë, në Moldavi, një dron rusu rrëzua në çatinë e një hangari në fshatin Cuhurestii de Jos, 15 kilometra larg kufirit ukrainas. Banorët atje ishin gjithashtu të tmerruar. “Zgjohesh në mëngjes dhe nuk e di çfarë të presësh”, tha një fshatar i moshuar për stacionin televiziv moldav JurnalTV.

Frika i kaploi jo vetëm banorët e këtyre dy fshatrave, por edhe publikun e gjerë në Moldavi dhe Rumani. Të martën (25.11.2025), të dy vendet pësuan shkeljet më të rënda të hapësirës së tyre ajrore nga Rusia që nga fillimi i sulmit të përgjithshëm ndaj Ukrainës. Gjatë sulmit masiv me raketa ndaj Ukrainës atë mëngjes, gjithsej gjashtë dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë, përfshirë atë që u rrëzua në Cuhurestii de Jos.

Në Rumani, droni që u rrëzua në Puiesti thuhet se qëndroi në hapësirën ajrore të vendit për disa orë, duke bërë një trajektore të gjatë mbi pjesën lindore të vendit. Banorët e disa qarqeve morën paralajmërime përmes telefonave celularë gjatë asaj periudhe.

A ishte e qëllimshme?
Në Moldavi, e cila është ushtarakisht pothuajse e pambrojtur, nuk ka ndonjë sistem funksional të mbrojtjes ajrore, kështu që vendi nuk mundi ta rrëzonte ate. Në Rumani, e cila është edhe anëtare të NATO-s, situata është ndryshe: katër avionë luftarakë të NATO-s, përfshirë dy me pilotë gjermanë, u ngritën, por thuhet se e humbën nga sytë dronin disa herë, duke hezituar ta rrëzonin.

Dy dronët që u rrëzuan nuk ishin të armatosur me eksplozivë. Në sulmet ruse ndaj Ukrainës, fluturakë të tilla përdoren shpesh për të mashtruar mbrojtjen ajrore, por ato mund të përdoren edhe për zbulim. Rrugët e dronëve që hynë në hapësirën ajrore moldave dhe rumune tregojnë se Rusia i drejtoi qëllimisht ato drejt këtyre vendeve.

Ato dyshohet se fluturuan nga Krimea përtej Detit të Zi në Deltën e Danubit, pastaj në pjesët jugore dhe qendrore të Moldavisë dhe në Rumaninë lindore. Ndryshe nga qeveria polake, e cila në shtator 2025 akuzoi Rusinë për dërgimin e qëllimshëm të një droni në Poloni, autoritetet moldave dhe rumune nuk kanë bërë akuza të tilla.

Hapësira ajrore e shkelur dhjetëra herë
Ambasadori rus në Moldavi u thirr për bisedime të martën. Megjithatë, në Rumani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet ndaj Moskës deri më tani. Ambasadori rus është thirrur në Ministrinë e Jashtme rumune disa herë në të kaluarën për shkak të incidenteve të ngjashme. Herën e fundit ishte në mesin e nëntorit, kur atij iu treguan pjesë të një droni rus që ishte rrëzuar në territorin rumun.

Në vitet e fundit, Rusia ka shkelur vazhdimisht hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë si me dronë ashtu edhe me raketa. Ka pasur edhe shpërthime në Rumani. Shpërthimi i fundit i një droni rus në territorin rumun ndodhi më 4 nëntor 2025, pranë trekëndëshit kufitar me Moldavinë dhe Ukrainën, rreth dhjetë kilometra nga qyteti i Galatit.

Në fillim të javës së kaluar, banorët e fshatit Plauru në deltën e Danubit u detyruan të evakuoheshin pasi një dron rus i vuri flakën një cisterne me gaz të lëngshëm në portin ukrainas të Ismailit. Një shpërthim i madh kërcënonte. Fshati rumun Plaurut është vetëm rreth 250 metra larg bregdetit ukrainas në atë pikë.

Lufta po bëhet një dukuri e përditshme
Për Moldavinë dhe Rumaninë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës është gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme. Shumë njerëz, veçanërisht në Rumani si anëtare e NATO-s, pyesin veten se çfarë tjetër duhet të ndodhë që autoritetet dhe forcat e NATO-s në tokën rumune të reagojnë më me vendosmëri kundër incidenteve të tilla. Është gjithashtu interesante që baza më e madhe e NATO-s në Evropën Juglindore ndodhet jo shumë larg portit rumun të Konstancës në Detin e Zi.

“Është e pakuptueshme”, komentoi një prezantues televiziv i Digi24 të martën: “U miratuan ligje për rrëzimin e dronëve, u dhanë urdhra, ushtarët kishin dorë të lirë, por droni nuk u rrëzua”.

Ministri rumun i Mbrojtjes Ionut Mosteanu, përndryshe një mbështetës i flaktë i ndihmës ndaj Ukrainës, e pati të vështirë të gjente shpjegime. “Ne nuk jemi në luftë”, tha ai, “nuk mund të qëllojmë pa menduar për pasojat”.

“Shesh lojërash për dronë rusë”
Në shkurt të vitit 2025, Parlamenti rumun miratoi një ndryshim në ligj që lejon rrëzimin e dronëve në hapësirën ajrore rumune – diçka që nuk ishte e mundur më parë. Ligji hyri në fuqi në maj 2025. Fakti që asnjë dron rus nuk është rrëzuar që atëherë nuk shihet si problem nga Presidenti aktual rumun, Nicusor Dan, i cili mori detyrën në maj 2025.

Të mërkurën, ai bëri një deklaratë çuditërisht qetësuese për median rumune: “Të gjithë këta dronë që hyjnë në hapësirën tonë ajrore herë pas here – janë aksidente”. Incidente të tilla ndodhin, pretendoi ai, në shumë vende në Evropë.

“Këto janë probleme teknike”. Ai nuk specifikoi saktësisht se çfarë do të thoshte “probleme teknike”. Ish-presidenti rumun Traian Basescu, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Rusisë, ka një pikëpamje krejtësisht të ndryshme. Ai tha në televizionin Digi24: “Një shtet që respekton veten nuk lejon që hapësira e tij ajrore të bëhet një shesh lojërash për dronët rusë”./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 December, 2025
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

1 December, 2025
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

1 December, 2025
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result