ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 4 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 9 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 13 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 16 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 21 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Moldavia zgjedh Evropën, rizgjedh presidenten Maia Sandu

albnews by albnews
4 November, 2024
in Bota
0
Moldavia zgjedh Evropën, rizgjedh presidenten Maia Sandu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja pro europiane, Maia Sandu fitoi një mandat të dytë në krye të Moldavisë duke mposhtur ish-prokurorin e mbështetur nga socialistët pro-rusë Alexandr Stoianoglo me mbi 54% të votave. Stoianoglo mori 45% të votave në balotazhin presidencial të konsideruar vendimtar për fatin politik të kombit.

“Moldavi, ju keni fituar! Sot, të dashur moldavë, keni dhënë një leksion demokracie, të denjë për t’u shkruar në librat e historisë. Liria, e vërteta dhe drejtësia kanë triumfuar,” tha Maia Sandu.

RelatedPosts

Grabitje spektakolare! Hajdutët e armatosur marrin 1 mln $ bizhuteri në argjendari

Danimarka në alarm, shfaqen sërish dronë, mbyllen 4 aeroporte

NASA planifikon misionin e parë me ekuipazh në Hënë pas 50 vitesh

Rezultati u arrit pas një përballje kokë më kokë në fillim të votimit që pa kandidatin pro-Moskës të ishte i pari në të dhënat e para të pjesshme, për të humbur më pas terren në favor të presidentes aktuale të shtetit, e cila arriti fitoren falë mbi të gjitha votës së kryeqytetit Kishinau dhe të diasporës tradicionalisht properëndimore.

Sondazhet përjashtojnë çdo dyshim për rrugën e Moldavisë, duke konfirmuar zgjedhjen e bërë në favor të anëtarësimit në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, uroi menjëherë Maia Sandu për rizgjedhjen e saj në Moldavi, duke thënë se ishte “e lumtur që do të vazhdojë të punojë” me të për një “të ardhme evropiane” të vendit. “Duhet forcë e rrallë për të kapërcyer sfidat me të cilat u përballën gjatë këtyre zgjedhjeve, jam e lumtur që vazhdoj të punoj me ju për një të ardhme evropiane për Moldavinë dhe popullin e saj,” shkroi ajo në X.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu uroi Maia Sandu për “rizgjedhjen e saj si udhëheqëse e Moldavisë”, duke u gëzuar që “demokracia” kishte “triumfuar mbi të gjitha ndërhyrjet dhe të gjitha manovrat”. Macron siguroi gjithashtu në X se “Franca do të vazhdojë të jetë në anën e Moldavisë në rrugën e saj evropiane”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result