Dy reporterë të BBC-së u desh të çoheshin nga tryeza në verandën e Hotelit Tregenna Castle në Cronwall, para se presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden, tu zinin vendin.
Në një video të publikuar në “Twitter” nga Morgan Gisholt Minard, gazetare e BBC, shihet teksa ajo së bashku me kolegen e saj, heqin gjërat nga tavolina për t’ia lënë vendin Biden.
Në të njëjtën kohë, kamarierët shfaqen duke mbajtur pije dhe ushqime të porositura nga Minard dhe kolegu i saj “i dëbuar” John Sopel, redaktori i lajmeve i BBC-së nga Amerika.
Biden, i cili po priste i mbështetur në një karrige, tha “Në rregull, në rregull”, dhe Minrad u përgjigj: “Epo, unë jam nga BBC, kështu që jam i lumtur që ju takova”.
“Shpresoj se nuk do të zbuloj sekretet shtetërore, por presidenti piu coca-cola dhe zonja e parë piu një gotë pije të kuqe. Asnjë birrë, as musht, as makarona”, shkroi ai më vonë të “Twitter”.