Moment që u kap nga kamera: Alexis Mac Allister shënon dhe imiton festimin ikonik të Trent Alexander-Arnold

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli më në fund e theu ngërçin në minutën e 60-të të ndeshjes ndaj Real Madridit, kur Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një goditjeje të saktë dënimi nga Dominik Szoboszlai.

Harkimi preciz i Szoboszlait gjetën mesfushorin argjentinas në zonë, i cili reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme – me një goditje të pastër me kokë që kaloi përtej portierit Thibaut Courtois, duke i dhënë epërsinë “Reds”.

Pas golit, Mac Allister festoi me një gjest simbolik, duke rikrijuar festën e Trent Alexander-Arnold, që këtë herë e drejtoi me humor drejt bankinës së Real Madridit, aty ku Trent ishte ulur.

https://t.me/intvideos111/4670?embed=1

Kamerat kapën edhe reagimin e Alexander-Arnold, i cili ishte në bankë në ato momente dhe u fut vetëm në minutat e fundit.

Goli ishte një moment që solli buzëqeshje në “Anfield” dhe vulosi një fitore të rëndësishme për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Share This Article