Momente dramatike/ Helikopteri përplaset në mes të parkut, pasagjerët nxirren nga kalimtarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente dramatike janë kapur nga kamerat, ku shihet një helikopter teksa përplaset në një park në Brazil dhe kalimtarët që shkojnë me urgjencë për të ndihmuar personat që udhëtonin brenda tij.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë Ushtarake të Sao Paolos, helikopteri ishte duke kryer një fluturim testues pas servisit që ishte nënshtruar në aeroportin e Congonhas.

Ai qëndroi në fluturim vetëm 7 minuta për t’u përplasur rrufeshëm në Tokë.

Kalimtarët e panë të gjithë ngjarjen dhe nxituan duke i ardhur në ndihmë pilotit dhe ndihmësit të tij, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article