Momente gëzimi, në Siri nxirret gjallë nga rrënojat familja pesë anëtarëshe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Akoma po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në Siri dhe Turqi, pas tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende javën e kaluar.

Ekipet e shpëtimit po nxjerrin çdo moment të mbijetuarit, që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Çdo jetë e shpëtuar po konsiderohet mrekulli, për faktin se janë pa bukë, ujë dhe në temperatura nën zero gradë.

E sot është bërë e ditur se numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 16 mijë në Turqi e Siri, kurse i atyre të lënduar në 50 mijë.

Këto shifra sipas ekspertëve mund të jenë akoma më të mëdha, por se zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga organet kompetente.

ABC News sjell videon ku shihen momente gëzimi pas shpëtimit të një familje në Idlib të Sirisë. Nga rrënojat e u nxorën dy vajza, djali, nëna dhe babai.

Njëra nga këto të mbijetuara është 4-vjeçarja Beyz, e cila pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht nëpër çka ka kaluar.

https://abcnews.go.com/International/video/entire-family-rescued-earthquake-rubble-syria-96995369

https://abcnews.go.com/video/embed?id=96995369

Share This Article