Momente paniku në fushën e blertë, përplasje fatale kokë më kokë mes portierit dhe sulmuesit, i merr ambulanca

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente paniku janë përjetuar gjatë ndeshjes mes Sivasspor-Fenerbahçe, ku si pasojë e një përplasjeje kokë më kokë mes portierit Ali Şasal Vural dhe sulmuesit Enner Valencia, kanë mbetur të dëmtuar rëndë të dy lojtarët, aq sa në fushë ka hyrë edhe ambulanca, duke parë dëmtimin serioz.

Si pasojë e përplasjes së fortë në fillimin e ndeshjes, Enner Valencia, u detyrua të mbante një mbrojtëse qafe, ndërsa u shoqërua me urgjencë drejt spitalit rajonal për marrjen e një ndihme më të specializuar mjekësore.

Sipas mediave turke, mësohet se, futbollisti ekuadorian është i vetëdijshëm, ndërkohë që portieri Vural është çuar dhe është rikthyer në fushën e lojës.

Share This Article