Momenti historik për Princ Charles, mban në hapjen e Parlamentit britanik fjalimin e Mbretëreshës

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot është një moment shumë simbolik dhe historik për monarkinë britanike, Princi i Uellsit mori rolin e tij më të afërt me atë të mbretit.

Ai mori pjesë në hapjen e parlamentit britanik duke iu drejtua Dhomës së Lordëve këtë mëngjes pasi Mbretëresha Elizabeth , 96 vjeç, iu bind urdhrave të mjekut për të mos lëvizur.

Është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore ka mbajtur fjalimin e Mbretëreshës në emër të saj.

Princi William, i cili një ditë do të ulet vetë në fron, mori pjesë për herë të parë në këtë eveniment kaq të rëndësishëm për Britaninë e Madhe.

Dy mbretërve të ardhshëm iu dha në mënyrë specifike fuqia për të vepruar së bashku në emër të Madhërisë së Saj, në mënyrë që ceremonia të mund të vazhdonte.

Gruaja e Charles, Dukesha e Cornëall-it ishte pranë bashkëshortit të saj që kur Madhëria e Saj tha që Camilla do të bëhet bashkëshorte mbretëreshë në ngjitjen e Charles në fron.

Fjalimi që Charles mbajti në Dhomën e Lordëve është hartuar nga kryeminstri britanik Boris Johnson dhe ekipi i tij, teksa ai po lufton për të rifituar iniciativën politike pas humbjeve të rënda që pësuan konservatorët në zgjedhjet lokale.

Princi i Uellsit tha se prioriteti i qeverisë është “të rritet dhe forcojë ekonominë dhe të ndihmojë në lehtësimin e kostos së jetesës për familjet”.

Duke mbajtur fjalimin e Mbretëreshës, Charles premtoi gjithashtu se në “kohët sfiduese” qeveria do të vazhdojë të mbështesë popullin e Ukrainës.

Para mbërritjes së trashëgimtarit të fronit në Parlament, Yeomen e Gardës, truprojat mbretërore, kryen kontrollin e tyre ceremonial në bodrumet e Pallatit të Westminsterit për eksplozivë – një traditë që daton që nga komploti i barutit të Guy Faëkes në 1605 ku katolikët anglezë nuk arriti të hidhte në erë Mbretin protestant James I dhe Parlamentin.

Princi Charles u shfaq i emocionuar teksa shikonte kurorën e nënës së tij dhe mbante fjalimin, shkruan media britanike Dailymail.

Çfarë është hapja e Parlamentit në Britaninë e Madhe?

Hapja e Parlamentit në Britaninë e Madhe shënon fillimin zyrtar të vitit parlamentar dhe Fjalimi i Mbretëreshës përcakton axhendën e qeverisë për seancën e ardhshme, duke përshkruar politikat dhe legjislacionin e propozuar.

Është i vetmi rast i rregullt kur takohen tri pjesët përbërëse të Parlamentit – Sovrani, Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e Komunave.

Share This Article