Momenti i frikshëm, orteku merr para skiatorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është momenti kur një ortek gjigant është lëshuar drejt një grupi skiatorësh në një pistë në një resort në Austri. Për fat të mirë ata arritën që të shpëtonin të gjithë.

Orteku ndodhi Ditën e Krishtlindjeve ndërsa sipas asaj që bëri të ditur policia të hënën, grumbulli i borës u rrëzua në qytetin Zuers, Austria perëndimore.

Në një video të publikuar Twitter shihet sesi orteku mbulon skiatorët që ndodheshin në pistë. Ndërsa, personi që po filmonte pamjet dëgjohet të thotë: “Oh Zot, duhet të shkojmë t’i kontrollojmë ata njerëz.”

Orteku mbuloi 500 metra pistë në malin 2.700 metra të lartë Trittkopf. Ekipet e shpëtimit u dërguan në vendin e ngjarjes me tetë helikopterë.

Si pasojë e incidentit, një person mbeti i lënduar rëndë ndërsa numri i personave të angazhuar në operacionin e shpëtimit ishte 200.

Share This Article