Momenti i shembjes së ndërtesës 13-katëshe në Gaza pas goditjes nga raketat izraelite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ndërtesë 13-katëshe në Gaza u shemb të martën pasi u godit nga raketat izraelite, thanë dëshmitarët  e kësaj ngjarjeje.

Në videot e publikuara në internet shihet se si ndërtesa shembet për pak sekonda pas goditjes. Raportohet se në këtë ndërtesë ndodhej zyra që përdorej nga liderët e Hamasit, shkruan Times Live.

Pas goditjes së ndërtesës nga raketa, energjia elektrike përreth saj u ndal. Banorët përdornin bateri dore për të kërkuar për gjërat e tyre në vendin përreth shembjes.

Dëshmitarët thanë se banorët e ndërtesës dhe të tjerët që jetonin afër saj ishin paralajmëruar rreth një orë para sulmit që të largohen prej saj. Nuk është e qartë nëse ka pasur njerëz brenda në kohën e sulmit ose nëse është shkaktuar ndonjë viktimë nga shembja e ndërtesës.

Izraeli dërgoi 80 aeroplanë luftarakë të martën për ta bombarduar Gazën dhe grumbulloi tanke në kufi. Ndërkohë raketat e Hamasit dhe grupeve tjera islamike i goditën qytezat izraelite për të dytën ditë me radhë.

https://twitter.com/NesmaJa97/status/1392174482526253057?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1392174482526253057%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmomenti-i-shembjes-se-nderteses-13-kateshe-ne-gaza-pas-goditjes-nga-raketat-izraelite%2F
Share This Article