Momenti i shembjes së tarracës ku po festonin dhjetëra të rinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një shtëpie private në Malibu të Los Angeles, ku gjatë një ahengu plotë me mysafir është shembur tarraca në të cilën po argëtoheshin të ftuarit – ku si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore e dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së tarracës së mbingarkuar me mysafirë që po shijonin në maksimum ndejën.

Sipas dëshmitarëve, ahengu ishte organizuar me rastin e ditëlindjes së pronarit të shtëpisë, që kishte ftuar tridhjetë miq për ta ndarë gëzimin me ata.

Megjithatë, ahengu për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur pllaka e betonit nga tarraca u shemb dhe të pranishmit që ishin jashtë përfunduan në një pjesë shkëmbore – për faktin se shtëpia ishte shumë pranë plazhit.

https://cbsloc.al/2Q5C0jc
Share This Article