Në momentin e shpalljes së vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, një ylber i dyfishtë u shfaq mbi Buckingham Palace, i cili shtrihej deri në Kështjellën Windsor.
Për shumë nga britanikët që u bënë dëshmitarë të këtij fenomeni natyror, kjo ishte një shenjë nga Mbretëresha e cila sipas tyre po njoftonte se u largua me të vërtetë.
Madje kishte nga ata që i komentuan dy ylberët si Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Phillip teksa bashkoheshin.