Momenti kur 3 vjeçari sheh për herë të parë prindërit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momenti kur një 3-vjeçar ka parë për herë të parë prindërit e tij është bërë viral në rrjet.

Në video e publikuar nga mediat e huaja bëhet me dije se vogëlush i sëmurë, gëzohet shumë kur i vendosen një palë syze të veçanta dhe i sheh për herë të parë fytyrat e prindërve.

Fëmija trevjeçar, Jaxon Emberton, i cili është lindur me një çrregullim kromozomal të njohur si Sindromi DiGeorge, buzëqeshi kur iu vendosën syzet në spitalin “Fëmijët e Alabamas” në Birmingham të Shteteve të Bashkuara.

Prindërit e tij u shprehën se fillimisht nuk mund të besonin që i biri i tyre ka problem me sytë derisa mjeku i këshilloi për një palë syze për të cilat vogëlushi kishte nevojë.

“Buzëqeshja e tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale. Më kujtohet kur e postova videon mëngjesin e kaluar dhe isha i habitur kur pashë se sa shumë persona e kishin parë”, tha babai i fëmijës.

Share This Article