Momenti kur një diplomat izraelit u godit me thikë në mes të rrugës në Pekin/ Video

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente paniku u shpalosën në mes të një rruge në Pekin kur një burrë i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë një diplomat izraelit.

Në video shihet se autori përleshet me viktimën dhe e hedh në trotuar, para se ta godasë me thikë, para syve të habitur të kalimtarëve. Viktima më pas ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që edhe autori largohet duke çaluar. Punonjësi i ambasadës izraelite në Pekin u dërgua në spital pas sulmit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, burri është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa po hetohet për motivin e sulmit, i cili nuk ndodhi në ambasadë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit lëshuan një paralajmërim dje të enjten për të gjithë izraelitët dhe hebrenjtë që jetojnë jashtë vendit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm ditën e premte, për shkak të thirrjes së dërguar nga Hamasi drejtuar mbështetësve të saj në mbarë botën për të marrë pjesë në të ashtuquajturën “Dita e tërbimit” .

Protestat pro-palestineze që do të mbahen në vende të ndryshme mund të rezultojnë në incidente të dhunshme që synojnë izraelitët dhe hebrenjtë, thuhet në paralajmërim.

Share This Article