Momenti kur një grup i lag policët me benzinë duke brohoritur “ndizni flakë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike ka publikuar pamje të siguruara nga helikopteri, ku një person u hedh benzinë policëve.

Raportohet se policët i kanë dëgjuar këta persona duke thënë “kush ka çakmak, kush ka çakmak, t’ua vëmë flakën”, shkruan Daily Mail.

Incidenti është incizuar në Basildon të Britanisë vitin e kaluar, por u publikua sot si pjesë e një dokumentari të ri.

Policët kishin shkuar në vendin e ngjarjes pasi ishin njoftuar se dikush po e vozit motoçikletën në mënyrë të rrezikshme.

Personi që i lagu policët me benzinë është identifikuar si Justin Jackson, 28 vjeç. Një grup prej 20 deri 30 personash ishte mbledhur përreth për ta shikuar incidentin.

Më vonë, policisë i kishin shkuar përforcime me rreth 90 pjesëtarë shtesë dhe disa persona ishin arrestuar.

Njëri nga policët tha: “Nuk munda të shoh nëse ndonjëri prej tyre ishte duke pirë cigarel. Ishte një nga ato ditët kur kuptova se mund të mos arrija fare në shtëpi”.

Share This Article