Momenti kur raketa godet ndërtesën në Kiev

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në Kiev. Ky lajm u raportua në kanalin “Telegram” të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave ukrainase (KSCA).

 “Një raketë goditi një ndërtesë banimi në rrugën Lobanovsky 6a. Shërbimet e urgjencës po punojnë në vend”, thuhet në raportim.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, predha është goditur në zonën e katit 17-18.

Një evakuim është duke u zhvilluar. Nga Shërbimi Shtetëror i Urgjencës u përfshinë 12 persona dhe 3 njësi teknologjike. Në raportimet paraprake bëhet me dije se fatkeqësisht, ka viktima.

 “Kievi, qyteti ynë i mrekullueshëm dhe paqësor, i mbijetoi një natë tjetër nën sulmet nga raketat e forcave tokësore ruse. Njëra prej tyre ka goditur një apartament banimi në Kiev”, shkruan ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ndërsa Andriy Yurash, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Ukrainës në Vatikan reagoi në Facebook pas incidentit të rëndë.

 “Një tjetër krim i fundit i agresorit: një raketë goditi shtëpinë në Solomenka! Hagë, përgatit pranga për kriminelët e luftës!”, shkruan ai.

Share This Article