Momenti tronditës kur tornado ngre në ajër gra e fëmijë si kukulla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndryshe nga e gjithë bota, që është përfshirë nga një mot i nxehtë dhe me temperatura ekstreme, Kina po përballet me tornado dhe stuhi të fuqishme.

Më e prekura është provinca e Shandong, ku janë bërë virale disa pamje në të cilat shihet se si era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar kaos në një stacion hekurudhor, ku pasagjerët kanë parë tmerrin me sy.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihen gra e fëmijë të vegjël që përpiqen të gjejnë ndonjë strehë të sigurt në momentin kur një stuhi e fuqishme po kalon pranë tyre.

Autoritet nuk raportojnë për të vdekur, por ka shumë dëme materiale dhe disa të lënduar, të cilët kanë përfunduar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Share This Article