Nico Elvedi dhe Erling Haaland shënuan nga dy gola fillimisht para se Ramy Bensebaini dhe Marcus Thuram, të rikthyer pas suspendimeve, t’ia siguronin fitoren Borussia Monchengladbachut.
Monchengladbachu mposhti të premten në mbrëmje Dortmundin 4:2 në kuadër të xhiros së 16-të dhe e kaloi në renditjen e Bundesligës.
Gladbachu shënoi pas vetëm 50 sekondash nëpërmjet Florian Neuhausit, por goli u anulua pasi Jonas Hoffman kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar.
Presioni i Gladbachut vazhdoi dhe Elvedi shënoi për 1:0 në minutën e 11-të.
Dortmundi shpejtë u kthye në lojë dhe shënoi dy herë nëpërmjet sulmuesit norvegjez Haaland, që në të dyja rastet u asistua nga Jadon Sancho. Haalandi realizoi në minutat 22 dhe 28.
Por, katër minuta pas golit të dytë të sulmuesit të Dortmundit, Elvedi i barazoi shifrat sërish.
Katër minuta pas pushimit, vendësit e shënuan edhe një gol tjetër të bukur nëpërmjet Bensebainit.
Thuram, pas pesë ndeshjeve suspendim, arriti që ta vulosë rezultatin final të takimit, 4:2.
Gladbachu tani ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë, dy më shumë se Dortmundi ne vendin e pestë.