Monica Bellucci feston sot 58-vjetorin, konsiderohet ikonë e kinematografisë evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emri i vërtetë i saj është Monica Anna Maria Bellucci. Ajo konsiderohet si njëra nga ikonat e kinematografisë europiane dhe një ndër gratë më seksi në botë.

Është e vështirë të imagjinohet, por në fillim Monica nuk donte të bëhej aktore, ajo donte të bëhej avokate. Bellucci e filloi karrierën e saj si  modele, në moshën 13-vjeçare, duke punuar për Dolce & Gabbana dhe Dior.

Ndërsa karriera filmike e Bellucci-t nisi në fillim të viteve ’90, ku u bë e njohur kryesisht më pas me personazhin e saj, në filmin “Malena”.

Që atëherë ajo ka luajtur në shumë filma evrapianë dhe të Hollivudit. Në moshën 50 vjeçare arriti të ishte pjesë e serialit “James Bond”. Për shumë adhurues të saj, Monica Bellucci mbetet mishërimi i bukurisë dhe feminitetit të vërtetë.

Share This Article