Monika Kryemadhi: Mos u çudisni që të dalin databaze të reja, do të frikësojnë njerëzit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka një tezë interesante edhe për skandalin e fundit, atë të rrjedhjes së të dhënave të rrogave të mbi 630 mijë shqiptarëve, si dhe të targave disa ditë më vonë.

“Edhe rrjedhja e informacionit të pagave, ku bëjnë përshtypje disa paga marramendëse, ia kanë dhënë ushqim mediave që të merren me pagat e secilit, dhe për të larguar vëmendjen nga inceneratorët, në veçanti nga skema e atij të Tiranës.

Mos u çudisni që të dalin databaze të reja, që do të frikësojnë njerëzit, siç ndodhi edhe në kohen e patronazhistëve”, thotë ajo.

“Shpresoj që çështja e inceneratorëve të mos jetë përdorur për të hequr vëmendjen nga situata politike në vend, fletëarrestet kanë qenë në shtator, edhe për të tjerë, por ka patur një zvarritje nga ana e qeverisë, që mendonte se çështja do të shkonte duke u harruar. Por për politikanët nuk ka më çështje të parashtruara, siç parashikon vetë ligji i SPAK.

Po të jetë një sistem drejtësie e vërtetë, pritshmëritë e mia shkojnë deri tek kryeministri, sekretari i përgjithshëm, te ministrat që kanë firmosur në një ditë 17 vendime, të bashkitë e Fierit dhe Tiranës”, deklaron Kryemadhi në A2 CNN.

Share This Article