Monika Kryemadhi: Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Monika Kryemadhi ka bllokuar rrugën tek parku rinia dhe është shprehur se do qëndrojë aty dhe se do të shkelte ligjet e Ramës.

Madje ajo shkoi deri aty sa tha do të ja ha veshin.

“Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar“, u shpreh Kryemadhi.

“Unë do t’ia ha veshin Edi Ramës. Kaq po të them!” , tha ndër të tjera ajo.

Share This Article