BBC
Montana do të bëhet shteti i parë amerikan që ndalon gjigantin mediatik në pronësi kineze TikTok. Guvernatori Greg Gianforte nënshkroi ndalimin e tij të mërkurën i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar.
Platforma TikTok thotë se ndalimi “shkel të drejtat e Amendamentit të Parë të popullit të Montanës”.
TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.
“Ne duam të sigurojmë banorët e Montanës se ata mund të vazhdojnë të përdorin TikTok për t’u shprehur, për të fituar jetesën dhe për të gjetur komunitetin ndërsa ne vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve tanë brenda dhe jashtë Montanës,” shtoi një zëdhënës i platformës.
TikTok pritet të kundërshtojë legjislacionin në gjykata. Muajin e kaluar, ligjvënësit në Montana miratuan një projekt-ligj që ndalon TikTok në pajisjet personale me një votim 54 pro dhe 43 kundër.
Ligji do ta bëjë të paligjshme që dyqanet e aplikacioneve të ofrojnë TikTok, por nuk i ndalon njerëzit që tashmë kanë TikTok ta përdorin atë. Montana, e cila ka një popullsi prej pak më shumë se 1 milion, e ndaloi aplikacionin në pajisjet qeveritare dhjetorin e kaluar citon BBC