Monument i Pavarsisë Dom Nikoll Kaçorri

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbase në s’jemi të zotëri me sundue veten

Sot edhe pas 108 vjetësh hoxhallarët dhe priftrijtë ortodoks, predikojnë dhe luten në arabisht e turqisht në xhamia dhe kishat ortodokse.

Njeriu që u dekorua nga Papa me “Kryqin e Artë për Kishë dhe Papë” Njeriu qe pat mbarue në 1890 në Zvicër për teologji, politik e filozofi me medalje te arte. Njeriu që pat organizue lëvizjen e çetave të lirisë kundër Otomaneve dhe Pavarsisë së Shqipërisë për 15 vjet maleve të Kurbinit e Mirditës e Krujës, me zhgunën e klerit dhe armën në krah, i cili u u arrestua dhe u dënua nga Porta e Larte… Njeriu që pat marrë pjesë si anëtar i Kongresit Manastirit dhe ashtu si At Fishta, këmbënguli për alfabetin latin kur shallvare e mjekrrat ortodokse ishin për harfe turke e cirilike…

Njeriu që kur paria e vendit pat ra dakort me pranue një Autonomi të gjërë nën Xhonturqit në vjeshtën e 1912, Dom Kaçorri, pat ushtue deri në kupë të qiellës: Pasha bukën, or shokë e vllazën, po qé puna për nji autonomi me proje të dikujt e jo indipendencë, un kishim me pëlqye ma parë vetë Turqinë, e cila herët a vonë, asht e dënueme me u shporrun këtyne viseve t’Europës ….. nuk na ka hije me i thanë nji tjetri: Eja na sundo ti, qi je zotni ma i mirë se ai qi kemi, mbasi na s’jemi të zotët me sundue veten”

Njeriu që në shtëpinë ku ishin mbledh 41 delegatë e në debate të ashpra e të forta, kur disa delegatë kërkonin me pritë në ngritje e flamurit, me prite sa me ardhë xhonturqit, në mëngjesin e 28 Nentorit 1912, Dom Kacorri vuri alltinë në tavolinë e tha: ” Në qoftë duhet me pritë për nesër, desim sot, o sot. O ngrihet flamuri kombëtar, o kërkush nuk del i gjallë prej këtu!” mbas disa orësh ne ballkonin e shtëpisë u shpalos Flamuri i Pavarsisë.

Ai gjithmonë në debate të ashpra me klerikë myslimanë dhe ortodoksë, – të cilët predikonin, të parët gjuhën arabisht dhe turqisht, të dytët greqisht, – porosiste: “Të predikojmë në gjuhën shqipe, se Zoti na ndigjon edhe shqip!Ky është monumenti i Pavarsisë dhe nuk di sa studiohet në shkolla në historinë e Shqipërisë si Marathonomak i Pavarsisë.

Share This Article