Morawiecki: Polexit një mit i përhapur nga opozita

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mundësia e largimit të Polonisë nga BE është një mit i përhapur nga opozita, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një shënim në Twitter.

Postimi në Twitter i Morawiecki erdhi pasi rreth 100 000 persona u mblodhën në një shesh qendror të Varshavës për të protestuar kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese polake, që deklaroi se kushtetuta polake ka epërsi mbi ligjin e BE-së.

Vendimi, i cili sfidoi parimin qendror të anëtarësimit në BE, nxiti frikën se qeveria ka ndërmend të nxjerrë Poloninë nga BE.

BE gjithashtu u përgjigj duke shprehur “shqetësimin e saj të thellë” mbi vendimin.

Por, në përpjekje për të qetësuar frikën nga Polexit, Morawiecki shkroi se “Polexit është lajm i rremë. Një mit i dëmshëm, me të cilin opozita po përpiqet të fshehë mungesën e ideve të saj për një pozicion të përshtatshëm evropian për Poloninë”.

Ai shtoi se zërat për Polexit treguan se opozita “po ushqehej me iluzione dhe jo me fakte”.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Morawiecki tha se vendime të ngjashme ishin nxjerrë në disa vende të BE -së, gjykatat e të cilave të gjitha deklaruan se organet e BE-së ndonjëherë i tejkalonin kompetencat e tyre.

“Vendime të tilla janë nxjerrë edhe në Francë, Danimarkë, Gjermani, Itali, Republikën Çeke, Spanjë dhe Rumani”, shkroi Morawiecki.

Share This Article