ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 6 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 6 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Morën peng 23 emigrantë kundrejt shpërblimit, policia e Korçës prangos 3 persona

albnews by albnews
22 September, 2023
in Shqiperia
0
Morën peng 23 emigrantë kundrejt shpërblimit, policia e Korçës prangos 3 persona
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lakmia për fitim të paligjshëm u ka kushtuar shtrenjtë 3 personave në Korçë, të cilët po mbanin peng 23 emigrantë në këmbim të 10 mijë eurove shpërblim.

Pengmarrja është vetëm njëra anë e veprave të tyre të rënda penale, pasi ata tashmë akuzohen edhe për trafik të paligjshëm të qënieve njerëzore, transport dhe vjedhje me dhunë.

RelatedPosts

E rrallë në Vlorë/ Vlonjati kap peshkun ton, e merr në krahë dhe e çon në shtëpi 

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

Gjykata Administrative pezullon garën për drejtuesin e Policisë së Shtetit

Trafikantët pasi i kanë vjedhur 23 emigrantët e paligjshëm, më pas i kanë mbajtur në një banesë të braktisur duke ju hequr lirinë në këmbim të 10 000 eurove.

Gjatë ndjekjes një prej të arrestuarve nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ndërsa tjetri posedonte shkop metalik në automjet.

“Sekuestrohen 3 automjete, 3 aparate celulare, shkopi metalik, sasi në euro dhe lekë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë në bashkëpunim me DVKM Korçë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 21”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. A., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq; -A. L., 24 vjeç, banues në Vlorë; E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se në fshatin Bregas, Maliq, disa shtetas po mbanin në një banesë të braktisur emigrantë të paligjshëm pa vullnetin e tyre, organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e banesës në këtë fshat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient u gjetën 23 emigrantë të paligjshëm.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre kishin transportuar shtetasit e huaj me një automjet tip furgon dhe më pas i kishin fshehur ata tek banesa e braktisur, ku nëpërmjet kërcënimit ju kishin vjedhur celularët e tyre. Në këmbim të lirisë së tyre autorët ju kishin kërkuar emigrantëve 10.000 euro. Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e shtetasve K. A. dhe A. L., të cilët u konstatuan në fshatin Bregas, me automjetin tip furgon me të cilin kishin transportuar 23 emigrantët me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së. Shtetasi A. L., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar,” informon policia.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kapën edhe shtetasin E. L., i cili po lëvizte me një automjet tip “Audi”, gjatë kontrollit të të cilit u gjet një shkop metalik i ngjashëm me atë të policisë.

Në kuadër të këtij operacioni në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 3 aparate celulare, 1 shkop metalik dhe sasi në lekë dhe euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result