Mori 16-vjeçaren si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me 15 muaj burg mjeku kirurg Dervish Hasi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjeku Dervish Hasi është dënuar ditën e sotme me 15 muaj burg, pasi mori një 16-vjeçare si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie intime me te. Hasi pasi u shpall i pafajshëm për pornografi, i është bërë rikualifikim i veprës penale, nga pornografia në dhunë në familje.  

Dervish Hasi u arrestua më 19 janar të vitit 2024, pasi u zbulua se abuzonte me një 16-vjeçare. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë. Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Share This Article