ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 5 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 5 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  5 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  5 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mori 17 mijë e 500 vota, por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti flet pas zgjedhjeve të 11 majit

albnews by albnews
19 May, 2025
in Albania
0
Mori 17 mijë e 500 vota, por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti flet pas zgjedhjeve të 11 majit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mori 17 mijë e 500 vota në listën e hapur të Partisë Demokraike për qarkun e Tiranës, por sërish mbeti jashtë parlamentit. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN, mjeku Ilir Alimehmeti ia faturoi përgjegjësinë sistemit elektoral që ka prodhuar një garë të brendshme mes njëri-tjetrit, një parlament të dobët dhe me zëra gjithnjë e më të dobët. Sipas tij ky sistem duhet fshirë dhe të rikthehet sistemi mazhoritar.

“Problemi më i madh që pati sistemi që gara nuk duhet të jetë mes njëri-tjetrit por me kundërshtari ky vetëm sistem elektoral nuk është në vend të ketë garë idesh u trasformua në garë të brendshme. 

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Një sistem që duhet fshirë, prodhon parlament të dobët se largon parlamentarin nga qytetari. Mentaliteti im, jam për mazhoritar atë që kemi pasur 20 vjet më parë ajo ishte garë. Kjo nuk quhet garë. Në të kundërt do të kishim një proporcional kombëtar. 

Do kemi zëra gjithmonë e më të dobët në parlament. Vijmë te këto këtu që parlamenti hedh poshtë vendimet kushtetuese. Problemi është se ku po shkojmë ne përgjigjen na i japin njerëzit se zgjedhje pas zgjedhje votuesit janë gjithnjë e më pak. Lidhja mes tyre e deputetit nuk ka më deputet ata pyesin kush është deputet i zonës. Ata e duan mazhoritarin. 

Demokracia është përfaqësim për njerëzit. Duhet të flasim seriozisht për sisteme që funksionojnë për njerëzit jo për kokat e politikës. Të dy forcat politike kryesore PD-PS kanë qenë dakord dhe si çdo gjë e ka efekt mbrapa. Por në 2021 Rama bëri ndryshime unilaterale”.

Sipas Alimehmetit kjo ka sjellë edhe efektin e largimit të njerëzve jo vetëm nga politika, por edhe nga vendi.

Ai thekson se kombi po plaket pasi politika nuk mendon për njerëzit, por për politikëbërësit e udhëheqësit.

“Realiteti është që njerëzit gjithnjë e më shumë largohen jo vetëm nga politika por edhe fizikisht, lindjet kanë rënë, pleqëria shtohet. Një komb që plaket e ikën rinia kombi shuhet. Nëse nuk shohim që këto lloj sjelljesh që fëmijët do t’i shohim vetëm me whatsapp dhe nipat e mbesat do na rriten rrugëve të Europës dhe ne plakemi vetëm.  

E dini ju që parlamenti shqiptar nuk ka agjende më shumë se 3 javë, ndërsa ai europian ka për 6 muaj. Këtu kemi ne problem madhor. Ne s’kemi politikë për njerëzit por për politikëbërësit e udhëheqësit”.

I pyetur nëse lista e sigurt e PD-së do të largohet për t’i lënë vendin, Alimehmeti u përgjigj se nuk lyp mandate atë e kërkon vetëm te njerëzit.

“Ligji është ligj edhe pse jam kundra këtij ligji dhe e kam kundërshtuar që verën e kaluar  e është i disfavorshëm për opozitën duhet zbatuar. Lista e hapur ishte e vetmja mundësi dhe unë vetëm njerëzve ua kërkoj mandatin.  

Nuk jam aty për të lyp mandate nga lista e mbyllur që të jemi të qartë. Por nëse dikush prej tyre e bën ligji kërkon zbritjen e listës, ligji duhet zbatuar edhe kur nuk të pëlqen. Vetëm njerëzve u kërkoj mbështetje besoj te demokracia nga poshtë”.

Për përgjegjësitë e Berishës dhe lidershipit të PD-së në këto zgjedhje, Alimehmeti shprehet se Këshilli Kombëtar do të vendosë fatet e partisë, teksa pranon që ka një marrëdhënie profesionale me kryetarin demokrat.

“Procesi ende nuk ka mbaruar, do ketë një analizë shumë të kujdesshme zgjedhore dhe politike, unë bëj me stafin tim në sferën e vogël. I takon kryesisë dhe kryetarit të PD të bëjnë analizën totale, vendimet merren sipas forumit. Do kohën e vet. Do shprehen organet përkatëse të PD. Ditën e këshillit kombëtar do ta diskutojmë. E kemi marrëdhënien shumë profesionale”.

Për ata kandidatë që ishin në listën e sigurt të PD-së dhe që nuk bënë fushatë Alimehmeti u përgjigj: 

“E dinim që për disa ishte si punë dhurate për disa ishte punë. Unë nuk vij nga një botë që më bëhen dhuratë. Për mua është krejt normale kjo gjë se me punë e kam arritur këtë gjë. Puna të jep fryte, dhuratat vijnë përpara po nuk i dihet atë jep frytet. Kushdo që punon e sheh veten në pasqyrë në mëngjes dhe thotë a po bëj maksimumin? Po”.

I pyetur nëse do të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës në rast të zgjedhjeve të parakohshme, Ilir Alimehmeti tha: 

“E kam parë demokracinë nga poshtë lart njerëzit janë ata që vendosin. E treguan për parlament, do kemi mekanizma edhe për këtë. Unë jam lojtar ekipi. Në këtë rast nuk është kohë ekipi. Nuk është terreni atëherë kur kandidova. Kemi bërë gola në Durrës dhe Fier”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result