Mori djegie pas zjarrit në banesë në Maliq, nuk arrin t‘ja dalë mbanë 6-vjeçarja e familjes Hazisllari

albnews
By
1 Min Read

Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja, e cila pësoi plagë të rënda nga flakët që ranë në një banesë në Maliq. 6-vjeçarja bëhet viktima e tretë e kësaj ngjarjeje tragjike, pasi ditën e zjarrit humbën jetën nëna dhe djali 14- vjeçar i familjes Hazisllari.

E mitura u shtrua me urgjencë në Pediatrinë e Tiranës duke mos arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Soba e druve ishte ndezur në kuzhinë dhe në dysheme gjendej një dyshek sfungjeri. Po në dysheme u gjeten dhe disa fije shkrepëse, ndaj nuk dihet me saktësi se si mori flakë dysheku e me pas orenditë.

Share This Article