Mori i pari vaksinën kundër Covid-19, Rama: Politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë për Ora News se refuzon të marrë vaksinën anti-Covid.

Por qeveria duket se nuk e ka një plan për vaksinimin e politikanëve edhe pse Kryeministri ishte i pari që mori të dy dozat e Pfizer.

Për gazetarët, Rama deklaroi se politikanët duhet të vaksinohen të fundit.

Rama: Unë jam vaksinuar sepse kam bërë të njëjtën gjë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi në Europë dhe botë dhe nuk është për të siguruar veten por është për të promovuar vaksinimin. Kur në vendet e tjera të dalë ndonjë skemë për politikanët do ta konsiderojmë por unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare, kaq e thjeshtë është./Ora News/

Share This Article