Disa mesazhe në Whatsapp kanë zbuluar se ish-politikani i Reformës në Mbretërinë e bashkuar, Nathan Gill mori ryshfete për të folur pozitivisht në një fushatë ruse dhe për të ndikuar në Parlamentin Europian.
Nathan Gill, është burgosur pasi pranoi se ka marrë para nga një i infiltruar si i dyshuar i agjencisë kryesore të sigurisë në Rusi.
Gill u pagua mijëra paund për të dhënë intervista televizive në favor të një aleati kyç të presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe për të mbajtur fjalime në Parlamentin Europian midis dhjetorit 2018 dhe korrikut 2019.
52-vjeçari është deklaruar fajtor për tetë akuza për ryshfet dhe u dënua me 10 vjet e gjysmë burg.
Prokurorët gjetën biseda në Whatsapp midis Gill dhe një ukrainasi të quajtur Oleg Voloshyn, një ish-anëtar i Parlamentit të Ukrainës për një parti pro-ruse.
Gill, u pagua gjithashtu për të pritur bashkëpunëtorin më të besuar të Putinit në politikën ukrainase në parlamentin në Strasburg.
Policia kundër terrorizmit, e cila ndaloi Gillin përpara se të hipte në një aeroplan për në Moskë në vitin 2021, gjeti një mesazh në telefonin e Gillit ku thuhej se ai do të “shpërblehej drejtësisht” për organizimin e eventit.
Gill u deklarua fajtore për tetë akuza për ryshfet në shtator.




