Mori vëmendjen e të gjithëve duke i kënduar Kosovës – Kimi tërhiqet nga “American Idol”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Artisti me origjinë nga Kosova, Freskim Rama, i njohur për publikun me emrin artistik Kimi, është tërhequr nga gara e “American Idol”.

Lajmin për largimin nga ky shou i madh i talenteve e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Ai thotë se nuk do të performojë më, por që për të ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe në këtë rrugëtim takoi njerëz të mahnitshëm.

Postimi i plotë i Kimit:

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollyëood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur. Ju dua të gjithëve”.

https://www.instagram.com/p/C5L6rfZuFRU/?igsh=bTRhN29jcm82cnBw

Share This Article