Mori vetëm një votë, kush është kandidati për kryeministër në Greqi që nuk e votoi as gruaja?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga 36 partitë dhe koalicionet që morën pjesë në zgjedhje ditën e diel në Greqi mori vetëm një votë dhe kjo gjë tërhoqi vëmendjen e mediave dhe vetë kandidatit për kryeministër.

Pas numërimit të 99,7% të votave, Partia Ekologjiste e Greqisë e politikanit veteran Dimosthenis Vergis mori vetëm një votë dhe kjo vetëm në zonën Athina 1.

Por kreu i ambientalistëve grekë, Demosthenes Vergis shprehet se nuk është zhgënjyer nga ky rezultat.

Ai tregon se është në kërkim të votuesit që i dha votën e vetme në qarkun e Athinës, pasi ai dhe bashkëshortja nuk morën pjesë në procesin zgjedhor pasi ndodheshin në Mykonos për pushime.

Ky rezultat është më i keqi për Vergis në 15 palë zgjedhje ku ai ka marrë pjesë që prej vitit 1993. Arritja më e madhe e tij ishte në vitin 2004 për zgjedhjet europiane kur mori më shumë se 33 mijë vota.

Në zgjedhjet e së dielës, partia e qendrës së djathtë, Demokracia e Re, e kryeministrit Mitsotakis siguroi 41 për qind të votave, të përkthyera në 146 vende në parlament, 5 më pak nga sa i duhen për të krijuar shumicën për të qeverisur e vetme.

Rivali i qendrës së Majtë, Alexis Tsipras shënoi një rezultat zhgënjyes me vetëm 20 për qind të votave.

Mitsotakis tha se rezultati kishte treguar se grekët i kishin dhënë partisë së tij mandatin për të qeverisur e vetme, gjatë 4 viteve të ardhshme.

Share This Article