Një shtetas sirian është plagøsur nga policia gjatë një operacioni kundër emigrantëve të paligjshëm në kufirin në Morinë, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar.
Burime bëjnë me dije se një furgon me klandestinë teksa tentonte të kalonte ilegalisht kufirin në Morinë është ndjekur nga polica, e cila po kryente një operacion për kalim të paligjshëm të kufirit.
Pasi u ka bërë shenjë për të ndaluar, shtetasit sirianë nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Më pas kanë zbritur nga furgoni dhe ndjekja nga policia është bërë në këmbë, nga ku është qëlluar.
Burime thanë se i riu sirian ka mbetur i plagosur në pjesën e brinjëve dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Janë ndaluar dhe po merren në pyetje shtetasit e tjerë sirianë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.
Prokuroria, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po hetojnë nëse ka pasur shkelje nga ana e efektivëve të Kukësit në lidhje me rastin.