“Mos e nënvlerësoni Rusinë”, Stoltenberg: Muajt në vazhdim do të jenë të vështirë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se muajt në vazhdim do të jenë të vështirë për Ukrainën, ndërsa paralajmëroi se kapaciteti ushtarak i Rusisë nuk duhet të nënvlerësohet.

Stoltenberg theksoi se është Ukraina që i vendos kushtet e negociatave, pasi ajo po paguan çmimin më të lartë në këtë luftë.

“Shumica e luftërave marrin fund në tryezën e negociatave, por ajo që ndodh në tryezë lidhet ngushtë me situatën në fushëbetejë. Duhet të ndihmojmë Ukrainën të fuqizojë pozicionin e vet, në mënyrë që në një moment të caktuar të ketë negociata ku ajo të mbizotërojë si shtet i pavarur në Europë.

Është Ukraina që vendos, pasi është ajo që po paguan. Po paguan çmimin më të lartë sa i përket jetëve të humbura dhe dëmeve në vend, kështu është Ukraina që vendos se cilat kushte janë të pranueshme për të. Tërheqja e Moskës nga Khersoni tregon kurajon e jashtëzakonshme të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Por tregon edhe rëndësinë e mbështetjes tonë të vazhdueshme. Nuk duhet të bëjmë gabime duke e nënvlerësuar Rusinë. Forcat e Moskës kanë ende kapacitete të konsiderueshme dhe një numër të madh trupash. Muajt në vazhdim do të jenë të vështira. Qëllimi i Putinit është ta lërë Ukrainën në të ftohtë dhe në errësirë”, tha Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Share This Article