“Mos fol më para finales, hesht ose fitoje”, legjenda franceze thumbon Salahun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi bëri thirrje që të shuhej çdo dilemë në lidhje me fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2022, duke zgjedhur Karim Benzema, ish-legjenda franceze Thierry Henry ka thumbuar Mohamed Salahun, i cili donte më shumë se çdokush tjetër fitimin e Ligës së Kampionëve përball Real Madridit.

Sulmuesi egjiptian u ndal nga një super Courtois, duke dështuar për herë të dytë në finale kundër “Los Blancos”.

“E them gjithmonë që nuk është mirë të flasësh përpara një finaleje”.

 “Nëse ai do të kishte triumfuar përballë Realit mund të shprehej që ishte një hakmarrje.

“Por nëse vendos dhe zgjedh të hapësh gojë përpara finales, atëherë duhet ta fitosh atë”, deklaroi Henry.

Share This Article