ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 3 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 3 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 3 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 3 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mos hapja e negociatave, Mehmetaj: Mendova se Cakaj do jepte dorëheqje

albnews by albnews
20 October, 2019
in Albania
0
Mos hapja e negociatave, Mehmetaj: Mendova se Cakaj do jepte dorëheqje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka bërë fajtorë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e jashtëm, Gent Cakaj për mos hapjen e negociatave.

Në reagimin e saj, Mehmetaj tha se priste që në konferencën që Cakaj dha mesditën e kësaj të shtune të jepte dorëheqjen, por në një kohë që një gjë e tillë nuk ndodhi, ajo tha se e kuptoi qartë që vendi ka një nivel diplomacie të ulët. Ish-deputetja shtoi se ajo konferencë shërbeu për të mësuar disa mesazhe të rëndësishme.

RelatedPosts

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së

“Në momentin që pash lajmërimin për konferencën e shtypit të Zëvendësit, Z.Caka, mendova se KM e kishte planifikuar “kurbabin” e rradhës e në vend të tij do kishte detyruar zëvendësin të dorëhiqej. Por jo! Pas një përpjekjeje shumë të vështirë për të kuptuar çfarë donte të thoshte Z.Caka (dhe vetëkuptohet se vështirësia nuk vinte nga dialekti) gjatë konferencës së shtypit, dola në  përfundime:

1- Me këtë nivel të dobët diplomacie, Shqipëria edhe sikur te ishte e zhvilluar sa Zvicra, nuk do ja dilte të avanconte në proceset integruese.

2-Si rrjedhojë e naivitetit apo porosisë, Zëvendësi Caka vazhdoi të përsërisë dogmat dëshpëruese të Ramës se krimi, azilkërkuesit, abuzimi me pushtetin dhe autokracia në Shqipëri janë bishta që i përdorkërka Macron për të fituar vota në Francë”, tha Mehmetaj.

Deklaratës së ministrit se nuk kanë pse të japë ai dhe as Rama dorëheqjen se nuk kanë premtuar negociatat, Mehmetaj e ka komentuar me ironi, duke thënë se Rama jo vetëm i tejkaloi kufijtë e premtimit, por e bëri fakt të kryer hapjen e negociatave.

“Se Edi Rama, Zëvendësi e ministrat e qeverisë, nuk kanë përse të largohen se nuk kanë premtuar ndonjëherë hapjen e negociatave (kujtoj këtu deklaratën publike të 2018 ku Rama tha se negociatat janë hapur e kemi marrë datën e fillimit të punës). Tani, nëse e marrim të mirëqenë se ata nuk kanë premtuar çeljen e negociatave, a mos vallë kanë premtuar diku MiniSchengen-in Ballkanit pa Kosovën e Malin e Zi, njësoj si kishin premtuar ndarjen e Kosovës? Dhe mbi të gjitha kujt ja kanë bërë këtë premtimin e çfarë fitojnë nga trazirat që mund të krijohen në rajon si rrjedhojë e realizimit të këtyre premtimeve? Dorëheqja është pak, këta duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit”, përfundoi Mehmetaj./Top Channel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result