“Mos më ekstradoni në Shqipëri sepse…”- Ekzekutoi policin dhe djalin e tij 8 vjeç në Fier, Engjëll Brahimi ka një kërkesë për autoritetet kanadeze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Engjëll Brahimi, i cili eshte dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç, 23 vite më parë, ka kërkuar nga autoritetet kanadeze që të mos e ekstradojnë në vendin e lindjes.

Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur fajtor për dy vrasjet e rënda, ndërsa shton se klienti i tij nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

Ngjarja e rëndë, për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”. Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Brahimi, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

Share This Article