“Mos më merr nga mami”, punonjësja norvegjeze merr me forcë dy vajzat shqiptare nga nëna

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është publikuar momenti ku punonjësja e shtetit norvegjez largon me forcë dy vajzat e vogla të çiftit Alitcia Forsberg dhe Armend Caushi. Çifti shqiptaro-norvegjez denoncuan pak ditë më parë në “Abc-ja e mëngjesit” se shteti iu kishte marrë katër fëmijët e tyre dhe se nuk dinin ku ndodheshin, por vetëm komunikonin me ta nëpërmjet internetit.

Gazetarja e emisionit, Bora Shahini ka siguruar videon e momentit kur dy vajzat e vogla merren nga nëna me forcë ndërsa shihen duke qarë. “Jo, jo nuk dua të vij, dua të shkoj te mami”, dëgjohet duke thënë vajza e madhe. Në një tjetër video, shihet vajza e madhe Alice teksa shprehet se dëshiron të kthehet në shtëpi. ndërkaq, në videon tjetër shihet djali Elioni ku shihet teksa tregon fotot e familjarëve të tij në vendin ku ndodhet.

https://www.epovid.com/embed/17658098ec4341621f37https://www.epovid.com/embed/176568746e0c50dce338

Gjatë intervistës që dhanë për emisionin pak ditë më parë, babai i fëmijëve tregoi se: “Të katër fëmijët e mëdhenj janë me nënshtetësi suedeze dhe kosovare. Kam menduar me marr një avokat me ndërmjetësuar me shtetin norvegjez. Suedia na ka thënë që nëse fëmija ka lind në Norvegji dhe vetëm në letër e ka Suedi, i takon Norvegjisë vendimi”. 

abcnews.alhttps://www.epovid.com/embed/17655b11866f35093efe

Share This Article