Mos prisni Lea-t e ‘diasporës’ apo të katapultuarit, Shqipërinë e shpëtojnë ata që jetojnë aty

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opinion nga Helidon Kastrati

Prishja e pazareve mes Ramës dhe rrjeteve ndërkombëtare të së majtës, të lidhura me Sorosin dhe qarqe të Universitetit të Sorosit LSE në Londër, ka nxjerrë në pah një të vërtetë të hidhur: këto pazare nuk kanë pasur kurrë në qendër interesin për Shqipërinë, por ndarjen e pushtetit mes të njëjtëve njerëz të klanit të tyre.

Nuk e njoh personalisht këtë ‘figurë të ndritur të kombit’ që paraqitet si shpëtimtare, por ajo që shoh është se Shqipëria po përdoret si monedhë këmbimi për interesa të klaneve sorrosiane, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Flitet sikur është “Princeshë e Shqipërisë” dhe po na lenë jetim, por duket qartë se premtimi për Kryeministre ishte një kafshatë shumë e madhe për t’u gëlltitur pa pazare.

Arsyeja është e thjeshtë: ata lejojnë që të huajt dhe interesat e errëta të hanë ‘bakllava’ në Shqipëri, ndërsa shqiptarëve u kërkohet të heshtin. Shqipëria nuk ka nevojë për të majtë të importuar nga LSE e Sororist apo për projekte sorosiane të diasporës që 90% janë katapultuar e shitur.

Shqipëria ka djem dhe vajza të lindur, rritur, shkolluar brenda vendit. Njerëz që e kanë paguar çmimin e jetës me sakrifica që nga dita e lindjes e deri sot. Që kanë bërë karrierë pa mbështetje politike por me punë, e jo ata që kanë ikur dhe kthehen me agjenda të konjiukturave të huaja.

Unë nuk kam parë asnjë vepër konkrete, asnjë shkrim serioz që të tregojë çfarë ka dhënë kjo “figurë” për atdheun apo si rimëkëmbet vendi pa të njëjtët të korruptuar që prej 100 vitesh kanë errësuar jetën politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.

Nuk kam parë asnjë shkrim patriotik për bashkim kombëtar etj., etj.

Shqipëria meriton më shumë, Shqipëria nuk humbet asgjë në këtë pazar që ishte vetëm midis tyre.

Ata që humbasin janë pazarxhinjtë e Ramës dhe marksistët e vjetër që e shohin shtetin si pronë private të tyre e jo të popullit shqiptar.

Nëse do të më pyesnin mua për diasporën, do të thosha: Diaspora mund të kontribuojë për Shqipërinë por mos prisni shpëtimin prej saj. Shumë prej atyre që flasin sot nga diaspora ose ‘flenë mbi dafina’, ose janë të shkëputur nga realiteti i përditshëm i Shqipërisë. Disa të tjerë e shohin angazhimin politik vetëm si mjet për katapultime personale, jo si shërbim real ndaj vendit.

Diaspora mund dhe duhet të ketë rol të vlefshëm në ekspertizë, këshillim profesional, lidhje ndërkombëtare dhe mbështetje teknike në fusha të ndryshme. Në këto drejtime, kontributi i saj është i nevojshëm dhe duhet të bëhet pjesë e programeve dhe konsultave qeveritare dhe private për zhvillimin e vendit, por nuk duhet besuar verbërisht dhe as t’i delegohet pa kushte drejtimi politik i vendit.

Shqipëria ka nevojë për politika që burojnë nga realiteti i brendshëm dhe nga njerëz që e jetojnë çdo ditë këtë realitet. Historia ka treguar se e majta, në forma të ndryshme, ka mbajtur vendin të bllokuar për dekada. Nëse vazhdohet me të njëjtën qasje, rrezikojmë të mbetemi edhe për shumë vite të tjera vendnumëro.

Share This Article